Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Aktivistja Greta Thunberg në Tiranë, protesta për gjendjen e palestinezëve në Gazë
Aktivistja e njohur në mbarë botën, Greta Thunberg, ka mbërritur këtë të mërkurë në Tiranë për të marrë pjesë në një protestë në mbështetje të Palestinës. Përmes një njoftimi publik, Thunberg u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen protestës, e cila është zhvilluar në sheshin “Skënderbej”, ku pjesë ishin dhe shumë qytetarë. Në deklaratën e saj, aktivistja suedeze theksoi gjendjen alarmante humanitare në Gaza, duke u shprehur se palestinezët ndodhen në fazën e pestë të kequshqyerjes dhe po përdorin forcat e fundit për të kërkuar ndërgjegjësimin e botës.