AKTIVISTJA ÇEPANI: NE ZGJEDHJET SHQIPTARE MATEMATIKA ESHTE 1+1=3 PER PARTITE E MEDHA
Aktivistja Edlira Çepani ka kritikuar sistemin aktual zgjedhor në Shqipëri, duke argumentuar se ai favorizon partitë e mëdha në dëm të partive të vogla dhe grupeve qytetare që duan të garojnë në zgjedhje jashtë strukturave tradicionale politike. Çepani tha se gjatë diskutimeve për Reformën Zgjedhore janë kërkuar vazhdimisht ndryshime në dy drejtime kryesore: garantimi i një përfaqësimi të barabartë të vullnetit të qytetarëve dhe vendosja e meritokracisë në garën për deputetë. Sipas saj, heqja e koalicioneve zgjedhore ka sjellë fragmentarizimin e mëtejshëm të votave, pasi votat që nuk arrijnë të prodhojnë mandate për partitë e vogla përfundojnë duke favorizuar subjektet më të mëdha politike. “Me heqjen e koalicioneve zgjedhore janë fragmentarizuar më tej votat e qytetarëve, sepse bishtat e votave që s’marrin mandat i kalojnë...
Burimi:
ntv.al