Aktivistja Arvina Lleshi: Deputetët do votojnë projektligjet antishqiptare, më 24 shtator të gjithë para Parlamentit!

Aktivistja Arvina Lleshi: Deputetët do votojnë projektligjet antishqiptare, më 24 shtator të gjithë para Parlamentit!

Aktivistja Arvina Lleshi ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 24 shtatorit para Parlamentit, duke kundërshtuar projektligjet që, sipas saj, prekin zonat e mbrojtura, Paketën e Maleve dhe investimet strategjike. Ajo u shpreh se ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë, pavarësisht pushtetit, pasurisë apo pozitës që mbajnë. “Ligji nuk është bërë vetëm për qytetarin e thjeshtë, ligji është bërë për të gjithë. Edhe për atë që ka pushtet, për atë që ka lekë, që ka lidhje, edhe për atë që ulet në zyrën më të madhe të shtetit”, deklaroi ajo. Aktivistja u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë më 24 shtator para Parlamentit, ku siç tha ajo, deputetët do votojnë projektligjet antishqiptare për zonat e mbrojtura, për Paketën e Maleve...