Akti Normativ/ Debate të forta te “Ligjet” për tubimet! Bylykbashi: Si në komunizëm! Rama s’i përballon dot protestat! Manja: Dhunë nga maskat…

Akti Normativ/ Debate të forta te “Ligjet” për tubimet! Bylykbashi: Si në komunizëm! Rama s’i përballon dot protestat! Manja: Dhunë nga maskat…

Akti normativ për tubimet, pjesë e paketës anti-dhunë të qeverisë, është bërë shkak për debate dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin për Çështjet Ligjore. Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e cilësoi aktin normativ antikushtetues, duke akuzuar qeverinë se po përdor masat ndëshkuese për të kufizuar protestat dhe për të ushtruar presion ndaj qytetarëve që kundërshtojnë qeverinë. Bylykbashi ngriti shqetësime për arrestimet, gjobat e larta dhe trajtimin e protestuesve nga Policia, duke paralajmëruar se çështja do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese. “Jemi përpara akteve që qartazi janë antikushtetuese. Rama nuk i përballon dot këto protesta, kemi pasqyrën e gjendjes së brendshme të kryeministrit në këto akte. Si i duron dot ai protestuesit kundër tij? Ju i arrestoni, i mbani përtej afatit ligjor, i...