Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Aksioni te ‘Bankers Petroleum’, 14 urdhër-arreste, 10 ekzekutohen, 4 në kërkim!
foto ilustruese FIER- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksionin e zhvilluar mesditën e sotme në zyrat qëndrore të kompanisë “Bankers Petroleum” në Fier, e cila operon në fushën naftënxjerrëse. Gjykata ka caktuar gjithsej 14 masa sigurie, nga të cilat 6 janë me arrest në burg. Deri tani janë ekzekutuar vetëm dy prej tyre, ndërsa katër persona rezultojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Është arrestuar ish-drejtori i kompanisë, Leonidha Çobo, si dhe drejtori aktual i përgjithshëm, Hongping Xiao. Në listën e të hetuarve përfshihen gjithashtu tre shtetas kinezë dhe një shtetas kanadez, të gjithë të lidhur me strukturën drejtuese të kompanisë...