Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksioni për lirimin e hapësirave vazhdon edhe në Kryeqytet/ Procedohet 54-vjeçari që ktheu tokën publike në parkim…
Pas patrullimeve dhe verifikimeve të kryera në terren, u konstatuan zaptime të paligjshme në rrugën “Teodor Keko”, ku një sipërfaqe publike ishte kthyer në parkim të mbyllur për automjete. Automjetet e parkuara janë tërhequr, ndërsa personi përgjegjës është proceduar penalisht. Një hapësirë publike e zënë në mënyrë të paligjshme dhe e shndërruar në vendparkim privat në zonën e Astirit është liruar sot nga autoritetet. Operacioni u realizua nga Komisariati i Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit (IMT). Bëhet fjalë për shtetasin F. M., 54 vjeç, ndaj të cilit është nisur procedimi në...