Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Çarja e bllokadave vazhdon

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Çarja e bllokadave vazhdon

Kryeministri Edi Rama ka bërë publik një tjetër rast nga lirimi i hapësirave publike. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama tregon me video se po çmontohen disa platforma që janë vënë në trotuare. “Çarja e bllokadave vazhdon”, shkruan Rama. Kujtojmë se ky aksion për lirimin e hapësirave publike ka nisur prej disa javësh në vendin tonë. Rama ka bërë me dije se do të ketë një rregullore për hapësirën publike. Krahas bizneseve të vogla, edhe në akset kombëtare të gjithë sipërmarrësit që ushtronin aktivitetin buzë rrugëve kombëtare duhet të lironin hapësirat e zaptuara deri më 31 korrik.