Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksioni për hapësirat publike, lirohen 17 mijë m² në Tiranë, IMT: Ndërhyrje edhe në brendësi të lagjeve
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, me qëllim kthimin e trotuareve dhe ambienteve të përbashkëta në shërbim të qytetarëve. Deri më tani, e premte, 18 korrik, sipas të dhënave të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), janë liruar plot 17 mijë e 334 metra katrorë hapësira të zëna në mënyrë të paligjshme. Në kryeqytet ky operacion është fokusuar fillimisht në akset kryesore, por pritet të shtrihet në të gjitha lagjet dhe zonat periferike. “Vijon lirimi i hapësirave publike në akset kryesore, për të vijuar më tej, në çdo cep të qytetit”, bën me dije IMT Tiranë në...