Aksioni në Bankers, Prokuroria jep detaje: Shmangu detyrimet tatimore, deklaroi humbje për 20 vite

Aksioni në Bankers, Prokuroria jep detaje: Shmangu detyrimet tatimore, deklaroi humbje për 20 vite

Një hetim penal i nisur ndaj kompanisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor dhe i shtrirë në një periudhë gjashtëmujore, ka zbuluar një skemë të dyshuar mashtrimi me përmasa të mëdha financiare, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit humbje të konsiderueshme ndër vite.Sipas Prokurorisë së Fierit, kompania ka deklaruar për periudhën 2004–2024 një total shitjesh dhe eksportesh prej mbi 532 miliardë lekësh, por ka rezultuar çdo vit me humbje, duke shmangur në mënyrë sistematike pagesën e tatim-fitimit. Ndërkohë, janë deklaruar shpenzime të pretenduara që tejkalojnë të ardhurat, në një vlerë të përgjithshme prej afro...
Burimi: Monitor.al