Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Aksioni i SPAK për goditjen e grupit kriminal, identifikohet një tjetër person i arrestuar
Gjatë aksionit ditës së djeshme të SPAK për goditjen e një grupi kriminal të trafikut të kokainës, është identifikuar dhe personi i katërt i arrestuar. Ai është Ilir Lloshi. Gjithashtu, dje u arrestuan Ervin e Artur Hoxhosmani, Ermir Ndreaj, pronar i disa kompanive. Arrestimi i tyre erdhi pas përgjimeve të komunikimit në SKYECC. Sot i është komunikuar akuza në qelitë e burgut ku mbahen të izoluar, Plarent Dervishajt dhe Erion Alibej, ky i fundit i penduar i drejtësisë.