Aksion policor, në pranga vëllezërit Dishnica

Aksion policor, në pranga vëllezërit Dishnica

Policia e Korçës ka nisur një operacion në shkallë të gjerë për sekuestrimin e lëndëve narkotike. Në prangat e policisë kanë rënë dy vëllezërit Renato dhe Albi Dishnica, në banesat e të cilëve policia ka gjetur një sasi kokaine të ndarë në doza. Operacioni po vijon në disa zona të qytetit të Korçës dhe pritet të lëshohen urdhër-arreste të tjera nga Prokuroria, për të implikuarit në këtë aktivitet të paligjshëm.
Burimi: Kohajone.com