Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksion për lirimin e hapësirave publike/ IKMT zbarkon te stadiumi “Air Albania”, të pranishme edhe forca policie
Duket se paralajmërimi i Kryeministrit Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ditën e sotme ka gjetur zbatim menjëherë sa u përket lirimit të hapësirave publike. Pranë stadiumit kombëtar “Air Albania”, mjete të IKMT, shoqëruar nga forca të shumta të policisë bashkiake dhe Policisë së Shtetit kanë zbarkuar pranë për lirimin e hapësirave publike. Siç shihet edhe nga pamjet, autoritetet kanë rrethuar me shirit pjesën pranë stadiumit të futbollit, ku janë të vendosura karrige dhe tavolina të lokaleve e restoranteve që ndodhen në katin e parë të godinës.