Aksion në Librazhd, SPAK sekuestron fabrikën e cigareve

Aksion në Librazhd, SPAK sekuestron fabrikën e cigareve

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar një fabrikë për prodhimin e cigareve në qytetin e Librazhdit. Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Klodiana Lala, e cila raportoi se objekti ishte në pronësi të shtetasit me inicialet E.A. Sekuestrimi është bërë në kuadër të një hetimi të nisur nga Prokuroria e Posaçme, e cila po verifikon aktivitetin e fabrikës dhe burimin e fondeve që qëndrojnë pas këtij investimi. Ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi natyrën e shkeljeve të dyshuara apo mbi masat e mëtejshme që pritet të merren në kuadër të këtij hetimi. Hetimet...