Aksion i madh në veri të Kosovës, nëntë të arrestuar

Aksion i madh në veri të Kosovës, nëntë të arrestuar

Nëntë persona arrestohen në Zubin Potok nën dyshimin për krime lufte Nëntë persona janë arrestuar në Zubin Potok nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, ka njoftuar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim me njësitë e tjera të specializuara, ka zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit një operacion të koduar “Dosja 23”, me urdhër të Prokurorisë Speciale. Operacioni lidhet me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”, ndërsa në kuadër të tij janë kryer edhe bastisje në disa lokacione. Sipas burimeve, hetimet lidhen me rastin e varrezave masive të gjetura në Zubin Potok. Gjatë operacionit, njësitë e angazhuara kanë kryer veprime hetimore dhe...