Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Aksidentohet turisti austriak në Gjirokastër-Tepelenë, përfundon në spital
👁2588
Turisti austriak del nga rruga në segmentin Gjirokastër-Tepelenë dhe aksidentohet pasi mbeti i plagosur. Ngjarja ka ndodhur sot (27 maj), rreth orës 06:30, në aksin rrugor kombëtar. Policia vendore bëri me dije se “shtetasi austriak A. B., 60 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga”. Si pasojë është dëmtuar lehtë 60-vjeçari, i cili “po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër, pa rrezik jete”. Grupi hetimor ka shkuar bashkë me Policinë Rrugore në vendngjarje dhe vijon verifikimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.