Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksidenti tragjik në Tapizë, arrestohet i riu që përplasi për vdekje një 69-vjeçare
👁2322
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar ditën e djeshme në Tapizë, ku një 33-vjeçar ka përplasur me automjetin e tij një tjetër automjet të drejtuar nga një grua 69-vjeçare, e cila fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Policia e Krujës ka arrestuar drejtuesin e mjetit të përfshirë në aksident, i identifikuar me inicialet V. Z., 33 vjeç. Njoftimi i Policisë: “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin V. Z., 33 vjeç, pasi dje, në Tapizë, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasja L. M., 69 vjeçe, e cila si pasojë humbi jetën.”