Aksidenti tragjik në Levan, zbardhet identiteti i viktimës/ Shoferi i makinës tjetër humbi ndjenjat

Aksidenti tragjik në Levan, zbardhet identiteti i viktimës/ Shoferi i makinës tjetër humbi ndjenjat

Një aksident i rëndë me pasoja fatale ka ndodhur paraditen e sotme në Levan të Fierit, duke lënë pesë persona të plagosur dhe një viktimë. Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka ndërruar jetë 51-vjeçari Luftar Braçja, ndërsa drejtuesi tjetër i automjetit, Ilir Pujo, së bashku me katër pasagjerë janë dërguar në spital për mjekim. Dyshohet të jetë shkaktuar nga humbja e ndjenjave nga drejtuesi i automjetit të dytë. Njoftimi i Policisë Fier/ Informacion paraprak Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Rotondo e Levanit”, automjeti me drejtues shtetasin Ilir Pujo, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Luftar Braçja, 51 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi L. B. dhe kanë shkuar në spital për të marrë mjekim shtetasi I. P....