Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Aksidenti që i mori jetën fëmijës në Memaliaj, arrestohet shoferi ukrainas
POLICIA E SHTETIT Në vijim të veprimeve procedurale për aksidentin e ndodhur ditën e djeshme, në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, si pasojë e të cilit humbi jetën 1 shtetas dhe u dëmtuan lehtë 4 të tjerë, specialistët për Trafikun Urban dhe Interurban arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit të përfshirë në këtë aksident, shtetasin ukrainas V. T., 38 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.