Aksidenti në vendin e punës i merr jetën 20-vjeçarit shqiptar në Itali (EMRI)
Rogert Ajdini ITALI- 20-vjeçari shqiptar Rogert Ajdini ka humbur jetën në një aksident tragjik në vendin e punës, në Valtopina të Italisë. I riu ishte duke punuar në asfaltimin e një rruge, kur mjeti i rëndë që drejtonte u përmbys, duke i marrë jetën. Sipas mediave italiane aksidenti ndodhi gjatë punimeve në rrugën Santa Cristina. Dyshohet se Ajdini mbeti i bllokuar poshtë rulit të asfaltimit, ndërsa plagët e marra rezultuan fatale. Pavarësisht mbërritjes së ekipeve të emergjencës 20-vjeçari nuk mundi të shpëtohej. Karabinierët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar se si ndodhi përmbysja e mjetit. Për ngjarjen ka reaguar edhe kryebashkiaku Gabriele Coccia, i cili ka shprehur ngushëllimet për humbjen e të riut. Ndërkohë, mediat italiane raportojnë se...
Burimi:
zeri.ai