Aksidenti në minierë, policia: Vdekja e minatorit si pasojë e rrëshqitjes së një masivi minerali

Aksidenti në minierë, policia: Vdekja e minatorit si pasojë e rrëshqitjes së një masivi minerali

Policia e Librazhdit ka dhënë detaje mbi aksidentin në minierën e Katjelit në Prrenjas, ku humbi jetën minatori Sajmir Bego, 57-vjeç, i cili ishte dhe kryetar i sindikatës së minatorëve në atë zonë. ”Rreth orës 18:00, në fshatin Katjel, Prrenjas, dyshohet se gjatë punës në minierën e kromit ka rrëshqitur një masiv minerali, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi S. B., 57 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”,-informon Policia.    
Burimi: Kohajone.com