Aksidenti në Memaliaj, arrestohet shoferi nga Gjirokastra

Aksidenti në Memaliaj, arrestohet shoferi nga Gjirokastra

POLICIA E SHTETIT Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Krahës-Memaliaj”, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 38 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin T. Z., 65 vjeç, banues në fshatin Qesarat, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Argjiroja.net