Aksidenti i skuadrës së Skënderbeut, Federata zyrtarizon shtyrjen e ndeshjes

Aksidenti i skuadrës së Skënderbeut, Federata zyrtarizon shtyrjen e ndeshjes

Ekipi i volejbollit të Skënderbeut për femra, u përfshi këtë të shtunë në një aksident. Autobusi, me të cilin vajzat e ekipit korçar po udhëtonin, u përplas me një automjet tjetër në Qafë Thanë. Përplasja ka shkaktuar shok dhe trauma te vajzat e ekipit, ndërsa dy prej tyre janë transportuar në spital. Skënderbeu ishte nisur drejt kryeqytetit për ndeshjen me Tiranën, për ndeshjen e dytë finale. Për shkak të aksidentit, Federata Shqiptare e Volejbollit, ka njoftuar shtyrjen e ndeshjes për një datë të pacaktuar. Njoftimi i federatës: “Sot, rreth orës 11:00, në aksin rrugor Qafë Thanë – Librazhd, automjeti që...
Burimi: Opinion.al