Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksidenti i rëndë në Shkodër! Pas vdekjes së adoleshentit, humb jetën në spital edhe 14-vjeçari që mbeti i lënduar
👁11418
Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti tragjik që u regjistrua dje në Shkodër. Mësohet se sot ka ndërruar jetë në spital 14-vjeçari që mbeti i lënduar dje nga aksidenti. Kujtojmë se nga aksidenti i rëndë me motor humbi i jetën në vend dje edhe një 16-vjeçar. Dy të miturit ishin duke lëvizur me motor, kur për arsye ende të paditura humbën kontrollin, duke u përplasur.