Aksidenti i rëndë në Shkodër, humb jetën në spital edhe i mituri tjetër

Aksidenti i rëndë në Shkodër, humb jetën në spital edhe i mituri tjetër

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin “Stom Golem” në Shkodër.Në aksident u përfshinë dy të mitur, një 16-vjeçar, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme dhe një 14-vjeçar i cili mbeti i plagosur. Sipas Klan News bëhet e ditur se fatkeqësisht edhe i mituri tjetër nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra ku ditën e sotme ka ndërruar jetë.Bëhet e ditur se dy të miturit udhëtonin me motor dhe pasi humbën kontrollin e mjetit janë përplasur me një mur.
Burimi: Opinion.al