Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Aksidenti fatal në Fier, identifikohen viktima dhe drejtuesi i mjetit tjetër
Luftar Braçja është 51-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur sot në rrethrrotullimin e Levanit të Fierit. Sipas policisë, aksidenti ndodhi kur drejtuesi i automjetit tjetër, Ilir Pujo, dyshohet se ka pësuar një gjendje të fikëti, duke humbur kontrollin e mjetit dhe përplasur automjetin me drejtues Luftar Braçja. Si pasojë, Luftar Braçja ndërroi jetë në vend, ndërsa Ilir Pujo dhe katër pasagjerë të tjerë u plagosën rëndë dhe janë dërguar në spital për mjekim.