Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident tragjik në Yrshek, i mituri përplas për vdekje një 82-vjeçar me biçikletë
👁13301
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në Yrshek, Tiranë, ku një i mitur ka përplasur për vdekje një të moshuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:40, kur i mituri, duke drejtuar një automjet të familjarëve të tij, aksidentoi shtetasin S. V., 82 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. 82-vjeçari ndërroi jetë teksa po transportohej për në spital. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.