Aksident tragjik në Kroaci, autobusi me përmbyset në autostradë, dy të vdekur dhe 33 të plagosur

Aksident tragjik në Kroaci, autobusi me përmbyset në autostradë, dy të vdekur dhe 33 të plagosur

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe rreth 33 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të rëndë rrugor në Kroaci, ku një autobus u përplas me barrierën e sigurisë dhe u përmbys në autostradë. Media kroate HRT, ka publikuar informacione nga policia dhe ekipet e emergjencës ku thuhet se autobusi, i cili ishte i mbushur me pasagjerë dhe po udhëtonte drejt Zagrebit, doli nga rruga dhe u përplas me barrierat anësore, duke përfunduar i përmbysur. Komandanti i zjarrfikësve të qarkut të Zagrebit, Dario Kezeric, bëri të ditur se gjashtë prej personave të lënduar, ndodhen në gjendje të rëndë. Në momentin e aksidentit, në autobus ndodheshin 33 pasagjerë dhe dy drejtues mjeti. Sipas informacioneve paraprake, autobusi kishte targa serbe. Autoritetet kroate kanë...