Aksident tragjik në Fushë-Prezë, makina përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar (emri)
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Prezë-Vorë. Një 58-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një autoveturë, sot rreth orës 05:00 të mëngjesit. Mësohet se viktima është Skënder Alushi, nga fshati Prezë. Burimet bëjnë të ditur se ai kishte dalë në kryqëzimin e rrugës që lidh fshatin Ahmetaq me Prezën. Sapo 58-vjeçari kishte dalë në kryqëzim, në pritje të ndonjë mjeti për të shkuar në punë, një autoveturë që po lëvizte nga Preza drejt Vorës e ka përplasur, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Drejtuesi i mjetit e ka marrë Alushin dhe e ka dërguar në spitalin e Vorës. Sipas mjekëve të këtij spitali, ndërhyrja e tyre ka qenë e pamundur, pasi ai kishte ndërruar jetë pak minuta pas...
Burimi:
gijotina.com