Aksident tragjik në Fushë-Arrëz, humb jetën turisti sllovak, niset drejt Traumës pasagjerja

Aksident tragjik në Fushë-Arrëz, humb jetën turisti sllovak, niset drejt Traumës pasagjerja

Një aksident rrugor i rëndë ka ndodhur sot në aksin Fushë Arrëz–Kryezi–Iballë, ku dy turistë sllovakë që udhëtonin me motor janë përplasur me një automjet. Si pasojë e përplasjes, të dy turistët kanë pësuar dëmtime serioze dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Pukës për ndihmë mjekësore. Shtetasi sllovak Z. S. ka humbur jetën në Spitalin e Pukës, ndërsa pasagjerja në këtë motomjet, shtetasja B. T., po transportohet me helikopter në Tiranë për trajtim më të specializuar. Njoftimi i policisë:  Rreth orës 15:15, në fshatin Kryezi, shtetasi sllovak, Z. S., 63 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin...
Burimi: Top-Channel.tv