Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Aksident tragjik në Fier, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Levan të Fierit. Mësohet se dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën. Sipas tvklan, humbi jetën një person ndërsa pesë të tjerë mbetën të plagosur. Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë policia dhe urgjenca. Pavarësisht se mjekët i dhanë ndihmën e parë, njëri prej shoferëve, një 51-vjeçar, nuk mbijetoi dot. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Siç mund të shikohet edhe nga videot, përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa makinat kanë përfunduar në kahe të kundërta jashtë rrugës. Njëra prej tyre ka rënë në një kanal. Ndërkohë shumë qytetarë kanë ofruar ndihmën e tyre ndaj të lënduarve.