Aksident tragjik në Divjakë, 18-vjeçari përplas këmbësorin, humb jetën i moshuari

Aksident tragjik në Divjakë, 18-vjeçari përplas këmbësorin, humb jetën i moshuari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor nacional në afërsi të zonës së quajtur “Pushimi i Shoferit”, në Divjakë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur kur një automjet tip “Benz” me targa AB 270 PC, i drejtuar nga një 18-vjeçar me inicialet K.Xh., ka përplasur një kalimtar të moshuar që po përpiqej të kalonte rrugën. Viktima është identifikuar si Ruhi Kurteshi, 92 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj. Sipas dëshmive paraprake, i moshuari kishte dalë nga banesa e tij për të përshkuar rrugën në anën tjetër kur ndodhi përplasja fatale. Ai ka humbur jetën në vend...
Burimi: Syri.net