Burimi:
Sot.com.al

Aksident tragjik në Deçan/ Humb jetën një person, plagosen dy të tjerë
👁6441
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Baballoq të Deçanit, ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:45 dhe janë përfshirë dy automjete. Sipas tij, një nga personat e përfshirë në aksident është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Pejës, ku më pas vdekja e tij është konstatuar nga stafi mjekësor. Dy të tjerët janë duke marrë trajtim për plagët e...