Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Aksident tragjik në autostradën A1 në Firence: Tre viktima dhe dy të plagosur, mes tyre një fëmijë
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur të martën pasdite, rreth orës 14:30, në autostradën A1 në zonën e Firences, përgjatë Variante di Valico, brenda tunelit “di Base”. Një makinë me pesë persona në bord është përplasur dhunshëm me një kamion, duke sjellë pasoja tragjike: tre burra humbën jetën në vend, ndërsa një grua dhe një vajzë e vogël mbetën të plagosura rëndë. Sipas të dhënave paraprake, automjeti ndaloi papritur brenda tunelit, në rrethana ende të paqarta. Disa automjete arritën ta shmangnin makinën e ndalur, por jo kamioni që po vinte pas. Shoferi i kamionit tentoi të frenonte, por përplasja...