Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Aksident tragjik në aksin Palasë–Dhërmi, humb jetën 9-vjeçari! Shoferi ishte i dehur
Mbrëmjen e 24 korrikut, një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 23:10 në aksin rrugor Palasë–Dhërmi ku një fëmijë vetëm 9 vjeç ka humbur jetën në vendngjarje. Siç thuhet në njoftimin e Policisë së Vlorës drejtuesi i mjetit, shtetasi M. K., 26 vjeç, banues në Librazhd, është arrestuar në flagrancë pasi po drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Dyshohet se ai humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me bordurën anësore të rrugës. Përplasja rezultoi fatale për njërin prej pasagjerëve, një i mitur 9-vjeçar, i cili ndërroi jetë në vend. Ndërkohë, pasagjeri tjetër, 20-vjeçari E. A., është dërguar me urgjencë...