Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksident te “Mbikalimi i Patokut”, makina përplas për vdekje kalimtarin dhe largohet
👁7183
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur si Mbikalimi i Patokut. Nga të dhënat paraprake mësohet se një makinë, ende e paidentifikuar, ka përplasur për vdekje shtetasin F. H., 59 vjeç, i cili ishte duke kaluar rrugën. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja së bashku me automjetin, teksa policia po heton për identifikimin e tij.