Aksident në Vorë-Fushë Krujë! Dy makina përplasen kokë më kokë, dyshohet se një person ka humbur jetën

Aksident në Vorë-Fushë Krujë! Dy makina përplasen kokë më kokë, dyshohet se një person ka humbur jetën

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Vorë–Fushë-Krujë, pranë Urës së Gjolës. Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Benz”, që udhëtonte nga Rinasi në drejtim të Fushë-Krujës, është përplasur kokë më kokë me një automjet tip “Land Rover”, i cili lëvizte në drejtim të kundërt. Dyshohet se drejtuesi i “Benz”-it, një qytetar nga Korça, ka kryer një parakalim të gabuar, duke shkaktuar përplasjen e fortë mes dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit, të dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar për ndihmë të specializuar mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë. Burime paraprake bëjnë me dije se njëri prej drejtuesve dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë gjatë transportit drejt Traumës, por ky informacion nuk...