Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident në Vlorë, taksia me dy turistë përfundon jashtë rruge
Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e kësaj të enjte në aksin rrugor Novoselë–Vlorë. Drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin mbi drejtimiin e makinës së tij dhe për pasojë mjeti ka përfunduar jashtë rruge, në një tokë me shkurre. Brenda automjetit mësohet se ndodheshin shoferi, i cili punonte si taksist, si dhe dy turistë anglezë. Ata kanë mbetur të plagosur, por fatmirësisht pa lëndime të rënda trupore. Siç shihet në foton e mësipërme, qytetarët e rastësishëm në vendin e ngjarjes, u kanë dhënë ndihmën e parë të aksidentuarve, duke i nxjerrë nga automjeti.