Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident në Tiranë, dy të plagosur
👁5175
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin “Zhan D’ark” në Tiranë. Një automjet është përplasur me një motor. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesit e të dy mjeteve. “Me datë 17.05.2025, rreth orës 19:15, në bulevardin “Zhan D’ark”, automjeti me drejtues shtetasin L. M., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin J. I dhe pasagjer shtetasin A. M. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit J. I dhe A. M, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve,”- njofton policia. Një hetim ka nisur për rastin.