Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Aksident në Tiranë, 15-vjeçari përplas për vdekje me makinë të moshuarin
👁11801
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Yrshekut në Tiranë, ku një 15-vjeçar ka përplasur për vdekje një të moshuar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40, kur i mituri duke drejtuar një automjet të familjes së tij, aksidentoi shtetasin S. V., 82 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. I moshuari ndërroi jetë rrugës për në spital. Policia arrestoi të miturin dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.