Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Aksident në Shkozet, përplasen 4 makina, shoferët grushtohen me njëri-tjetrin
👁13352
Një aksident i katërfishtë është regjistruar pasditen e së martës në zonën e Shkozetit, në Durrës. Mësohet se katër automjete janë përplasur në rrethana ende të paqarta, ndërkohë që pas aksidentit, shoferët janë përfshirë edhe në një konflikt me njëri-tjetrin. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Megjithatë deri më tani nuk raportohet për të lënduar.