Aksident në rrugën Pogradec-Korçë, humb jetën një person

Aksident në rrugën Pogradec-Korçë, humb jetën një person

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një këmbësoreje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”. Sipas informacioneve zyrtare, automjeti i drejtuar nga shtetasi D. Xh. ka përplasur shtetasen E. M., 43 vjeçe, e cila ishte duke lëvizur si këmbësore. Përplasja ka rezultuar fatale, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme E. M., në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.
Burimi: Opinion.al