Aksident në rrugën Lezhë-Shëngjin, plagoset një person

Aksident në rrugën Lezhë-Shëngjin, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Drejtuesi i një motoçiklete ka mbetur i plagosur pasi humbi kontrollin e mjetit që drejtonte dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës. I plagosuri u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.
Burimi: Opinion.al