Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Aksident në Rrugën e Arbrit/Automjetet përplasen kokë më kokë,plagosen dy drejtuesit
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit. Sipas informacioneve të para, dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”, duke shkaktuar plagosjen e dy drejtuesve të mjeteve. Të lënduarit janë transportuar menjëherë për ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Bulqizës. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.