Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksident në qendër të Përmetit, automjeti përplas qytetaren pranë komisariatit
👁12734
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të shtunë në qytetin e Përmetit, vetëm 10 metra larg godinës së Komisariatit të Policisë. Një automjet tip BMW, i drejtuar nga një shtetas me inicialet T.K., ka përplasur një qytetare me inicialet L.L. në kryqëzimin pranë komisariatit. E dëmtuara është transportuar menjëherë në spitalin e Përmetit, ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Gjendja e saj shëndetësore ende nuk është bërë e ditur. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Top Channel