Aksident në Qafë-Thanë, përfshihen dy makina dhe një furgon

Aksident në Qafë-Thanë, përfshihen dy makina dhe një furgon

Një aksident rrugor është regjistruar sot në zonën e Qafë-Thanës, ku janë përfshirë dy automjete dhe një furgon. Sipas raportimeve paraprake, përplasja ka shkaktuar vetëm dëme materiale, pa të lënduar në njerëz. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar, si dhe lagështia në rrugë, që ka ndikuar në humbjen e kontrollit nga drejtuesit e mjeteve. Autoritetet ndodhen në vendngjarje për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të normalizuar trafikun në këtë aks.
Burimi: Sot.com.al