Aksident në Peshkopi, makina del nga rruga, përplas efektivin e policisë 

Aksident në Peshkopi, makina del nga rruga, përplas efektivin e policisë 

Një 27-vjeçar  duke drejtuar një automjet tip “Golf”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit  duke u përplasur me një dyqan. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar një punonjës policie në shërbim, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se drejtuesi i automjetit ishte nën efektin e alkoolit dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Burimi: Javanews.al