Aksident në Përmet, përplaset me makinë një grua

Aksident në Përmet, përplaset me makinë një grua

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të shtunë në qytetin e Përmetit, vetëm 10 metra larg godinës së Komisariatit të Policisë. Një automjet tip BMW, i drejtuar nga një shtetas me inicialet T.K., ka përplasur një qytetare me inicialet L.L. në kryqëzimin pranë komisariatit. E dëmtuara është transportuar menjëherë në spitalin e Përmetit, ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Gjendja e saj shëndetësore ende nuk është bërë e ditur. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. NJOFTIMI Përmet/Informacion paraprak Rreth orës 13:45, në kryqëzimin e qytetit të Përmetit, shtetasi J....
Burimi: Argjiroja.net