Aksident në orët e para të mëngjesit/ Po kalonte trafik-ndarësen, 70-vjeçari përplaset nga një automjet dhe humb jetën

Aksident në orët e para të mëngjesit/ Po kalonte trafik-ndarësen, 70-vjeçari përplaset nga një automjet dhe humb jetën

Tiranë/Informacion paraprak Me datë 29.04.2025, rreth 02:25, në rrugën “29 Nëntori”, automjeti me drejtues shtetasin J. M., rreth 35 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 70 vjeç, i cili po kalonte trafikndarësen, dhe si pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës.      
Burimi: Sot.com.al