Aksident në minierën e Katjelit, dyshohet se një minator ka humbur jetën

Aksident në minierën e Katjelit, dyshohet se një minator ka humbur jetën

Foto ilustruese PËRRENJAS- Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në minierën e Katjelit në Përrenjas. Mësohet se një minator, i identifikuar si Syrja Bego, 58-vjeç, ka mbetur brenda në galeri. Për të, ka dyshime se ka ndërruar jetën, por ende nuk është konfirmuar nga Policia e Shtetit. Sipas informacioneve, viktima ishte kryetar i sindikatës së minatorëve. Për momentin nuk ka informacione të tjera në lidhje me shkaqet dhe rrethanat si ka ndodhur aksidenti në minierë.../ZËRI
Burimi: Zeri.ai