Aksident në Lezhë, përplaset një këmbësore në vijat e bardha

Aksident në Lezhë, përplaset një këmbësore në vijat e bardha

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës. Raportohet se një automjet ka përplasur një këmbësore teksa ajo po kalonte në vijat e bardha. Mësohet se e dëmtuara është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Burimi: Opinion.al